Maqedoni

Lufta kundër korrupsionit, Nikollovski: Nuk ka më të paprekshëm para ligjit

17.02.2021 14:26

Para Komisionit për Sistemin Politik, të enjten do të paraqitet Strategjia për luftë kundër korrupsionit.

Para Komisionit për Sistemin Politik, të enjten do të paraqitet Strategjia për luftë kundër korrupsionit. Zëvendëskryeministri, Lupço Nikollovski, thotë se tashmë një kohë debate rreth strategjisë u bllokua për shkak të bllokadave në Kuvend, sepse opozita nuk dëshironte zgjedhje, si dhe për shkak të qeverisë teknike e cila zgjati shumë. Premtoi se lufta kundër korrupsionit do të jetë pa kompromis dhe se ligjet do të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë.
 
"Strategjia është duke u miratuar. Ligji për luftën kundër korrupsionit po ndryshohet dhe po hapim tema të tilla si zgjidhje ligjore për origjinën e pronës, po punjomë për ndërveprimin e institucioneve. Veprtfimet duhet të jenë të shp[ejta, këtu janë dobësitë por duhet të jenë të shpejta e efikase edhe procedurat gjyqësore që duhet të vendosin në vend drejtësinë. Tani është koha, tani kjo është një temë prioritare, lufta kundër korrupsionit dhe krimit është në krye të përparësive të qeverisë dhe 2021, unë garantoj, do të jetë një vit i tolerancës zero për korrupsionin. Ne po e dërgojmë mesazhin se nuk ka të paprekshëm dhe se ligji vlen për të gjithë.", tha Lupço Nikollovski, Zv kryeministër.
 
Këtë javë pritet të formohet një grup punues për ndryshime Ligjin kundër korrupsionit me kërkesë të KSHPK-së, për të cilin tashmë është përgjegjës ministri i Drejtësisë. Në përputhje me vendimin e fundit të qeverisë, Komisioni Antikorrupsion mori ndërkohë tre kate, siç u potencua, në hapësirat më të mira në dispozicion të shtetit përmes Shërbimit për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta. Së shpejti  do të realizohet edhe tenderi për softuerin e KSHPK-së dhe do të sigurohet pajisja e nevojshme. 
 
GAZMEND KURTISHI