Reshje shiu edhe gjatë orëve të natës

19.11.2014 17:31

Shi i fuqishëm, i shoqëruar me vetëtimë dhe bubullima ka kapluar qytetin e Shkupit dhe disa vendbanime të vendit.....

Shiu i rrëmbyeshëm ka zgjatur vetëm disa minuta, ndërsa është shoqëruar edhe me breshër.  Deri më tani nuk është raportuar të jenë shkaktuar vërshime apo dëme eventuale.

Nga Enti Hidrometeorologjik njoftojnë se mot i ngjashëm me vranësira dhe të reshura shiu do të vazhdojë të mbizotërojë brenda 24 orëve.

“Deri në fund të ditës, i gjithë vendi do jetë të nën ndikimin e motit jostabil dhe të lagët, i cili pasditen e sotme u shoqërua me të reshura intensive në pjesën verilindore të vendit. Ishin të përfshira disa pjesë të Shkupit dhe Kumanovës, ku pati edhe breshër. Të reshura pati gjatë gjithë ditës, ndërsa një mot i ngjashëm na pret edhe gjatë orëve në vazhdim”- deklaroi sinoptikania, Konstadinka Arsova.

Arsova, thotë se të reshurat në vend pritet të ndërpriten gjatë orëve të mëngjesit. Sipas saj, vendi gjatë ditëve në vijim do të jetë nën ndikimin e erërave të veriut, të cilat do të jenë shkak për uljen e temperaturës për 5 deri në 6 gradë celsius gjatë ditës. (Naim Ramadani, TVM2)