Vazhdojnë investimet në shkollat e Çairit, vihet gurthemeli shtesë në SH.F “Ismail Qemali”
Përshkak të mungësës së hapsirës...

Përshkak të mungësës së hapsirës për ndjekjen e mësimit në Shkollë Fillore Ismail Qemali në Fushë Topanë ka filluar projekti për zgjerimin e kësaj shkolle. Autoritetet shpesh premtonin zgjerimin e shkollës por nuk kishte zgjidhje reale për problemin. Kryetari I Komunës se Cairit dhe Drejtorësha e SHF Ismail Qemali e përshëndesin këtë inciativ e cila u realizohet në bashkëpunim me një donator privat me vlerë prej 25 milion denarë.
“Sot fillojnë punimet për ndërtimin e tetë klasave të reja, premtim i cili ka qen edhe i imi në fushatën parazgjedhore dhe kuptohet që si projekt është më se i qelluar dhe më se i nevojshëm përshkak se ju e dini se këtu për shakak numrit të madh të nxënësve, vetëm nëpër klasa ka mbi 40 nxënës dhe ky projekt është tëpër I qëlluar” – tha Kruetari i Komunë së Çairit, Visar Ganiu.
Drejtoresha e SH F Ismail Qemali
“Shkolla jonë ndjen knaqësi të madhe përshkak se ky problem është gjatë koh. Klasat janë të stërngarkuara më nxënës, kështu që ndjej knaqësi të madhe” – tha Drejtoresha e Sh.F, Ismail Qemali.
Ganiu thot se ngecja e këtij projekti ishtë për shkak se nuk kishin plan final për ta dorëzuar deri tek Ministria e Arsimit. Përballë rrethanave të tilla, administrata e shkollës kishtë vendos që nxënësit e shkollës fillore ta ndjekim mësimin në ambientet e kopshtit cila ndodhet përballë shkollës.
Sipërfaqja e përgjithshme e objektit shtesë është 580m2 në të cilën do të krijohen 8 paralele dhe dy toalete bashkëkohore. (Sedat Selimi, TVM2)
