U ikën akcizës, 4.7 mln euro dëm në buxhet, drejtoria doganore padit kompani nga Tetova dhe Gjevgjelia

17.02.2021 14:51

Seksioni për hetime pranë Drejtorisë së doganave....

Seksioni për hetime pranë Drejtorisë së doganave dhe Inspektoratit shtetëror të tregut, kanë sekuestruar 284.5 kilogram duhan të grimcuar të destinuar për shitje të paligjshme dhe 413 kuti me 200 copë ose gjithsej 82,600 copë filtra cigaresh. Inspektorati shtetëror i tregut lëshoi 11 urdhra pagese për veprimtari të paregjistruar.

Drejtoria Doganore ka ngritur kallëzim penal kundër dy personave fizik me seli në Tetovë dhe Gjevgjeli dhe kundër 4 personave përgjegjës si subjekte juridike, për shkak se dyshohet se kanë importuar duhan të papërpunuar.

Duhani i importuar, kap sasinë prej 146.278 kilogram dhe është lëshuar në shitje në mënyrë të jashtëligjshme për të cilën nuk është paguar as akdizë në vlerë prej 4.7 milionë euro.

Drejtori i doganave Goran Sugarevski, theksoi se mbi  40 % e të ardhurave të akcizës, vijnë nga cigarja dhe produktet e duhanit dhe për buxhetin e shtetit kjo akcizë shënon një burim të konsiderueshëm të ardhurash.