Maqedoni
Kumanovë: Mjekët amë kërkojnë më tepër termine të lira për “Përkujdesjen e Huaj”
17.02.2021 15:05
Tash e disa muaj në rajonin e Kumanovës pacientët të cilët kanë nevojë për përkujdesje të huaj...

Tash e disa muaj në rajonin e Kumanovës pacientët të cilët kanë nevojë për përkujdesje të huaj, nuk po munden të sigurojnë termine të lira për verifikimin dhe ripërtrirjen e dokumenteve për përfitimin e mjeteve financiare të ashtuquajtur “Përkujdesja e Huaj”, termin i cili mund të rezervohet nga mjekët amë, këtë për TVM2 e deklaroi mjeku Fatmir Hasani. Ai gjithashtu tha se pacientët po kryejnë presion ndaj nesh si pasojë e këtij problemi.
“Një kohë të gjatë nuk kemi termine të lira, për vetëm 2 minuta lirohen 150 termine ku disa mjek amë të cilët kanë njohuri nga njerëzit që i hapin terminet nga administrate e spitalit të Kumanovës, dhe ata menjiher i zënë terminet, kurse një pjesë e madhetë themi mbi 70% e mjekëve primarë në Kumanovë nuk nuk mund ti kapim terminet e lira për pacientët e tyre, dhe pastaj pacientët po ushtrojnë presion ndaj nesh”, tha mes tjerash Hasani.
Fatmir Hasani, apelon deri tek Ministria e Shëndetësisë së RMV, që sa më shpejtë të merren masa për menjanimin e këtij problemi, pasi siç thot ai, duhet të fitojmë kohë edhe për rezervimin e termineve për vaksinimin anti-COVID të popullatës, e mos të vie deri te grumbullimi i pacientëve para dyerve të ordinancave tona.
“Ministria e Shëndetësisë duhet të intervenojë sidomos në Spitalin e Kumanovës, pasiqë rajoni është më i gjerë dhe hyjnë komunat e Likovës, Kratovës, Kriva Pallankës, duke përfshi diku 200 mijë banorë a me vetëm një komision, kështu që apeloj deri te MSH që të formojë edhe një apo dy komisione tjera me qëllim që të kemi çdo ditë termine të lira.”, tha mes tjerash Hasani.
Ndryshe vetëm në ordinancën private që drejton Dr Fatmir Hasani janë duke pritur mbi 50 pacientë për termine të lira. Deri te këto pritje të gjata erdhi si pasojë e pandemisë me Virusin Korona, e cila tash e një vit pothuaj se paralizoi funksionimin e të gjitha termineve në sistemin shëndetësorë.
FATLUM AQIFI
