Maqedoni
Pakoja e 5 e masave, VMRO-DPMNE: Rishkruhen nga një pako në tjetrën
17.02.2021 15:15
VMRO-DPMNE e cilëson paketën e 5 të masave qeveritare, si shumë të vonuar...

VMRO-DPMNE e cilëson paketën e 5 të masave qeveritare, si shumë të vonuar. Sipas tyre, është e pakuptueshme ndalesa për shfrytëzimin e masës për pagesën e rrogave për ndërmarrjet që shfrytëzojnë kredi nga Banka për Zhvillim. Akuzojnë qeverinë se thjesht I rishkruan masat por nuk ka plan konkret realizimi.
"Edhe këtë herë, si dhe me pakot paraprake të masave, një pjesë e masave vetëm rishkruhen nga një pako në tjetrën, pa realizim konkret. Kjo tregon për kapacitetin e ulët të qeverisë për të vlerësuar pasojat e krizës dhe targetimin e dobët të masave.", tha Trajko Sllavevski nga VMRO-DPMNE.
LSDM: Masat sillen në konsultim me palët e interesuara
LSDM thotë se pakoja e 5, synon arritjen e një rritjeje ekonomike mes 4 dhe 5% si para pandemisë.
"Masat janë sjellë me një qasje inkluzive dhe partneritet mes të gjitha palëve të interesuara. Në shumicën e pasave parashikohet që mbështetja të zgjasë deri në fund të viti 2021. Qëllimi është të kemi ndikim më të madh në ekonomi gjatë gjithë vitit.", tha Kostadin Kostadinov nga LSDM.
Bashkësia e biznesit ndërkohë, po i ndjek me vëmendje 29 masat e Qeverisë në paketën e 5 të mbështetjes për ekonominë dhe qytetarët, për daljen nga kriza e shkaktuar nga Covid 19. Ata gjithsesi presin më shumë detaje rreth mënyrës së shfrytëzimit të këtyre masave, vecanërisht për pagesën e rrogave për rreth 60 mijë të punësuar.
SEDAT SELIMI
