Maqedoni

Covid-19, 7 viktima, 347 raste të reja në RMV

17.02.2021 15:43

347 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin....

347 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin.
 
Rastet e regjistruara vijnë nga 2.383 teste të kryera. Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se betejën me Covid-19 e kanë humbur 7 pacientë ndërkohë që 168 të tjerë,  janë shëruar. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 97.779 raste, prej të cilëve 88.469 janë shëruar, kurse 3.010 kanë ndërruar jetë. Në vend aktualisht ka 6.324 raste aktive.