Maqedoni
Kontesti me Bullgarinë, Kyqyk: Negociatat për historinë të rënda, duhet të tejkalohen
17.02.2021 15:59
Bisedimet për çështjen e historisë nuk janë të lehta por ato duhet të zhvillohen duke pasur parasysh ardhmërinë e të dyja vendeve...

Bisedimet për çështjen e historisë nuk janë të lehta por ato duhet të zhvillohen duke pasur parasysh ardhmërinë e të dyja vendeve, tha raportuesi për Maqedoninë e Veriut në PE, Ilhan Kyqyk. Historianët duhet ta kryejnë obligimin e tyre por gjithsesi edhe politikanët të jenë gati të marrin vendimet poltike thotë Kyqyk, sepse sipas tij, fillimi i negociatave është çështje poltike e vendit. Deputeti nga Bullgaria në parlamentin evropian kërkoi bashkëpunim mes pozitës dhe opozitës së vendit në drejtim të procesit eurointegrues.
"Nuk ka bisedime të lehta për historinë. Asnjëherë nuk ka pasur. Por bisedimet për historinë kërkojnë qasje drejt ardhmërisë, ku duhet të jenë gjeneratat. Duhet të fillojë një proces i bisedimeve dhe çështjet bilaterale të zgjidhën sipas një formati bilateral. Përgjigjja ime gjithmonë ka qenë. Historia duhet t'ju lihet histroianëve, ndërsa negociatat janë çështje politke. Por pjesa e rëndësishme e secilës degë janë marrëdhëniet e mira fqinjësore. Kemi nevojë për kthimin e besimit që të ndërtojmë marrëdhënia të mira afatgjete për gjeneratat e reja.", tha Ilhan Kyqyk, raportues për RMV-në në PE.
Osmani: BE të shpërblejë RMV- në për meritat
Ndërkaq, ministri Osmani kërkon nga PE që përmes rezolutës për vendin tonë, të ndikojë tek institucionet e BE-së dhe kjo e fundit të shpërblejë vendin për meritat e saja me mundësinë e krijimit të kushteve për fillimin e bisedimeve. Në drejtim me Bullgarinë Osmani tha se plani për bashkëpunim sektorial mes Shkupit dhe Sofjes, do t'i vijë në ndihmë edhe kthimit të besimit mes dy vendeve dhe krijimit të një atmosfere më të mirë për zgjidhjen e çështjeve tjera të hapura me fqiun lindor.
"Nevojitet BE të operacionalizojë vendimin e marsit të vitit të kaluar përmes miratimit të kornizës negociuese dhe mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare. Ne e kemi të qartë se kjo nuk mjafon dhe jemi të gatshëm që të punojmë edhe më tej në të gjitha fushat dhe në vazhdimësi të mënjanojmë të gjitha pengesat që qëndrojnë para nesh deri në antarsimin e plotë. Në këtë drejtim gjithsesi hapim edhe çështjen e marrëdhënieve tona me Bullgarinë dhe me një tempo të njejtë po zhvillohet dialog politik me qëllim që mos lejojmë ngecje të mëtutjeshme.", tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.
Arsovski: Qasje konstrutive e jo ofenduese
Ndërkaq nga qeveria kërkojnë që qasjet e RMV-së apo Bullgarisë ndaj kontestit, pa marrë parasysh prej kujt vijnë të jetë në funkison të krijimit të ambientit miqësor.
"Apelojmë që të mos hyjmë në rrethin e ofendimeve, akuzave dhe gjuhës së urrejtjes, të cilat nuk do ti sjellin askujt të mira, ndërsa në veçanti popullit maqedonas dhe bullgar.", tha Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.
Nga qeveria theksojnë sërish se për identitetin maqedonas, popullin dhe gjuhën asnjëherë nuk do të negociohet.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
