Zërat për shumicë të re parlamentare, Ahmeti: S’kemi përplasje, funksionojmë si duhet

17.02.2021 16:36

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti...

Kryetari  i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka mohuar  zërat se në vend do të ketë shumicë të re parlamentare.

Sipasd tij, nuk pritet as rikonstruim i kabinetit qeveritar. Sa I përket regjistrimit, tha se ëtsë një proces i domosdoshëm statistikor e nuk ka ndryshime në datëne mbajtjes së tij në prill

“Nuk ka aspak përplasje, apo dallime në mes partnerëve të koalicionit… Nuk ka asnjë vështirësi në funksionimin e këtij koalicioni dhe aspak nuk mendohet dhe nuk arsye për një shumicë të re parlamentare. Kështu që gjithçka është duke funksionuar në kuadër të normalitetit. Nuk është diskutuar as rikonstruimi i Qeverisë aspak. Regjistrimi do të fillpojë në fillim të prillit, është një ndërrmarje statistikore që duhet bërë sepse kërkohet edhe nga BE dhe  Eurostat, për të pasur statistika të sakta si institucione në Bruksel” – tha Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.