Kosova shënon 13 vjetorin e Pavarësisë, Ahmeti: Pa Kosovë të lira, as Europa nuk ka qetësi
Falë sakrifices së veprimtarëve, ndihmës së ndërkombëtarëve....

Falë sakrifices së veprimtarëve, ndihmës së ndërkombëtarëve, por mbi të gjitha falë gjakut të UÇK-së, Kosova feston 13 vjetorin e pavarësisë, u tha gjatë akademisë solemne me rastin e pavarësisë së Kosovës të organizuar nga kreu integristëve Ali Ahmeti. Por sipas Ahmetit asgjë nuk fillon dhe mbaron me pshpalljen e pavarësisë. Kthesa e madhe filloi që nga demonstratat e viteve të 80-ta e po vazhdon edhe më tej deri në integrimin e Kosovës në familjen euroatlantike si një shtet i pranuar nga e gjithë bota. Kjo do të jetë edhe një sfidë për qeverinë e re në Kosovë u shpreh Ahmeti.
“Urime fitimtarëve. Urtësi dhe largpamësi opozitarëve, sepse Kosovën e presin tema për zgjidhje përfundimtare, përmbyllja e zgjidhjes përfundimtare kërkon edhe guxim, kërkon edhe durim, sepse Kosova nuk është problem vetëm i Kosovës, por ështëproblem i rajonit, është problem i Evropës. Pa një zgjidhje përfundimtare edhe Evropa nuk është e qetë” – tha Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Dedaj: Krerët e UÇK-së në Kosovë, jo në Hagë
Këtë përvjetor Kosova feston por edhe ndjen dhimbje për ata që u vranë e u keqtrajtuan, por edhe për faktin se po në këtë periudhë ka filluar edhe procesi gjyqsor për një pjesë të krerërve të UÇK-së, theksoi ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Deda.
“Jemi të goditur pas shpine padrejtësisht duke i dërgu djemtë tanë, burrat tanë, heronjë tonë, çlirimtarët e Kosovës në Hagë padrejtësisht duke u dashur që të solidarizohemi me ta. Ata nuk e kanë vendin në Hagë. Ata sot e kanë vendin në prishtinë, nël Tiranë, në Shkup, sepse ata kanë bërë luftë çlirimtare për të mbrojtur pragun e shtëpisë, nderin familjet, fëmijët” – tha Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj.
Reka: Dallon viktima nga dhunuesi
Edhe ambasada e Shqipërisë në Shkup me mesazh, duhet bërë dallimi i viktimës dhe dhunuesit.
“Bashkësia ndërkombëtare duhet të tregohen më tolerante dhe më e vëmendhsme ndaj Kosovës heroike, që ka vuajtur dhe sakrifikuar aq shumë për të fituar lirinë dhe të drejtat e saja më të pakontestueshme duke e bërë të saktë dhe të qartë dallimin mes viktimës dhe agresorit dhe për të dhënëpopullit liridashës të Kosovës atë që meriton dhe dëshiron” – u shpreh Ambasadori i Shqipërisë në RMV, Fatos Reka.
Me këtë rast u përkujtuan edhe një pjesë e personaliteteve që luftuan dhe vepruan për pavarësinë e Kosovës. (Ersan Pajaziti, TVM2)
