USHT, shënon 26 vjetorin e ligjeratës së parë
Universiteti i Tetovës ka kujtuar 26 vjetorin....

Universiteti i Tetovës ka kujtuar 26 vjetorin e ligjërates së para me disa aktivitete. Drejtuesit e Universitetit të Tetovës fillimisht kanë bërë homazhe pranë bustit të dëshmorit të arsimit Abdylselam Emini, e më pas edhe tek varri i rektorit të parë tashmë i ndjeri Fadil Sulejmani. Ata vizituan edhe mejtepin e fshatit Poroj ku u mbajtën ligjëratat e para më 17 shkurt të vitit 1995.
“Sot shënojm përvejtorin e ligjeratave të para,të UT-ës.Falemenderim te vecant profesorëve të Kosovës dhe Shqipërisë,samrifikuan cdo gjë që vetëm e vetëm të zhvillohen ligjerata e para dhe më tutje, dhe këtë vitë ne shënojm 26 vjetorin e ligjeratave të para të UT. Sot universiteti ballafaqohet me sfida të ndryshme dhe vecanërisht me sfidën e pandemis. UT është e organizuar në mënyrë më të mirë të mundëshme që të kapërcej këto sfida dhe të organizoj mësimin në mënyrë normale” – tha Fadbi Osmani - UT.
Mbajtja e ligjëratave të para ishte me përplot sfida sepse fshati Poroj,dhe objekti ku do të mbaheshin ligjëratat e para ishte i rretheuar me forca policore .UT-ja keto aktivitet tani më i ka bëre tradit, pasi kujtohen të gjithë ata njerez që nuk kursyen as jetën e tyre pasurin dhe familjen për UT dhe për arsimin shqip në vendin tonë. (Visar Sadiki, TVM2)
