Maqedoni
Parashikimi i motit
18.02.2021 09:03
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira....

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në pjesën verilindore pasdite do të ketë kushte për reshje të borës. Gjithashtu do të fryë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej -9 deri në -2, ndërsa ajo e ditës prej 5 deri në 13 gradë.
Në Shkup, mot me vranësira mesatare me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në -6, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 10 gradë.
Nesër moti pritet të jetë stabil dhe me temperatura ditore, të cilat do të jenë në rritje. Gjatë fundjavës dhe të hënën temperaturat gjatë ditës do të jenë gjithkund mbi zero dhe do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit nëpër lugina.
