Maqedoni

Beograd, ministri Osmani takime ke kreun shtetëror

18.02.2021 10:03

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Serbisë....

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Serbisë.
 
Ministri Osmani do të pritet nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe do të realizojë takim me Kryetarin e Kuvendit Popullor, Ivica Daçiç dhe Kryeministren, Ana Brnabiç. Në takime do të bisedohet për marrëdhëniet dypalëshe, mundësitë për intensifikimin dhe thellimin e tyre me forma dhe përmbajtje të reja me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, në të cilën Republika e Serbisë është partneri ynë i rëndësishëm.
 
Në të njëjtën kohë, bashkëbiseduesit do të shkëmbejnë mendime mbi situatën aktuale në rajonin tonë, bashkëpunimin rajonal, si dhe sfidat dhe perspektivat e vendeve në lidhje me procesin e integrimit në strukturat evropiane dhe euro-atlantike, si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë.