Botë

Moti i keq në SHBA, rriten viktimat, miliona njerëz pa rrymë

18.02.2021 10:30

Nga moti i keq që ka përfshirë Amerikën e Jugut dhe Qendrore...

Nga moti i keq që ka përfshirë Amerikën e Jugut dhe Qendrore, Miliona njerëz janë pa energji elektrike ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 20 nga moti i ftohtë.
 
Sipas medieve të huaja, më shumë se 20 vdekje të lidhura me stuhinë janë regjistruar deri të martën, pasi paralajmërimet për stuhi ishin lëshuar në pjesë të Oklahoma, Misisipi, Tenesi, Arkansas dhe shteti më i goditur i Teksasit. Si pasojë, më shumë se 2,700 fluturime amerikane ishin anuluar nga mesdita të martën, nga dy aeroporte të Teksasit, me më shumë se 800 të anuluara në Dallas Fort Worth International Airport dhe më shumë se 700 në Bush Intercontinental në Hjuston.
 
Ndërkohë presidenti Joe Biden të martën u zotua të sigurojë burime shtesë emergjente për ata që preken nga “stuhia historike”. Ai gjithashtu falënderoi “punëtorët e rrugëve, oficerët e patrullave të autostradës dhe jo vetëm, për veprime të shpejta në kushte të tmerrshme për të shpëtuar jetë”, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë. Moti gjithashtu kërcënoi të ndikojë në përpjekjen e vendit për vaksinimin kundër COVID-19, me administratën e Biden duke thënë se ka të ngjarë të ketë vonesa në dërgesat e vaksinave.