Botë
Iran, godet tërmeti i fuqishëm, dhjetra të lënduar
18.02.2021 10:59
Një tërmet me fuqi 5.6 të Rihterit goditi Iranin jugperëndimor pranë qytetit Sisakht...

Një tërmet me fuqi 5.6 të Rihterit goditi Iranin jugperëndimor pranë qytetit Sisakht.
Si pasojë, të paktën 10 vetë jane te lenduar, ka thene televizioni shtetëror Iranian.
“Njerëzit në Sisakht dhe qytetin e Yasuj lanë shtëpitë e tyre në panik. Uji dhe energjia elektrike janë ndërprerë në Sisakht”, ka thënë për mediat zyrtaret. “Ekipet e shpëtimit dhe ambulancat janë dërguar në zonë. Deri më tani 10 persona janë të lënduar”.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha se tërmeti, i ndjerë në disa qytete në rajon, goditi në një thellësi prej 10 kilometrash pasditen e djeshme. Tani per tani nuk raportohet per persona te vdekur.
