Maqedoni

Kovid-19, 8 të vdekur e 373 të infektuar

18.02.2021 16:09

Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 8 qytetarëve të vendit, ndërsa janë regjistruar edhe 373 të infektuar....

Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 8 qytetarëve të vendit, ndërsa janë regjistruar edhe 373 të infektuar. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë kryer 2 mijë e 345 teste për Kovid-19, nga të cilët 373 kanë rezultuar pozitiv.
 
Betejën me Covid-19 e kanë fituar 309 persona, ndërsa janë regjistruar 8 të vdekur. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është 98 mijë e 174 persona, prej të cilëve 88 mijë e 778 janë shëruar, 3 mijë e 18 e kanë humbur jetën, ndërsa 6 mijë e 378 persona janë raste aktive me Kovid-19.