Maqedoni

Osmani për vizitë në Beograd, takime me krerët më të lartë të Serbisë

18.02.2021 16:31

Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, ka qëndruar për vizitë pune në Beograd, ku është pritur nga homologu i tij serb, Nikolla Selakoviç.

Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, ka qëndruar për vizitë pune në Beograd, ku është pritur nga homologu i tij serb, Nikolla Selakoviç. Pas takimit, Osmani njoftoi se kanë biseduar për marrëdhëniet dypalëshe, mundësitë për intensifikimin dhe thellimin e tyre me forma dhe përmbajtje të reja me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë. Por, theks të veçantë iu kushtua integrimeve europiane të dy vendeve, siç është fillimi i bisedimeve për anëtarësim, por edhe hapja e pikës kufitare Llojan - Miratoc. Ministri Osmani po ashtu falënderoi Qeverinë serbe edhe për bashkëpunimin dhe solidaritetin e treguar me vaksinat anti Covid.
 
“Me keqardhje dua të theksoj se vendimet e fundit për mos t’i mundësuar RMV-së hapjen e bisedimeve po japin një paparashikueshmëri të perspektivës europiane në rajon, por po vendosin në pikëpyetje edhe vet kretibilitetin e zgjerimit si proces në rajonin tonë dhe unë mendoj se RMV është një test i mirë për BE. Me këtë vizitë, duam të ruajmë vazhdimësinë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si dhe të shqyrtojmë mundësitë për avancimin e tyre të mëtejshëm, me propozime dhe iniciativa konkrete, në interes të qytetarëve dhe vendeve tona.”,- u shpreh ministri i MPJ-së, Bujar Osmani.
 
Osmani po ashtu theksoi se RMV është e gatshme të ndihmojë procesin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit e cila do të mundëson të mbyllen çështjet e hapura në rajon dhe të mendohet për aspektin e zhvillimit. Osmani dhe Selakoviç vlerësuan lart edhe punën e Komisioneve të përziera në aspektin ekonomik, por edhe benificionet të cilat po i jep mini shengeni. Minsitri Osmani gjatë vizitës në Beograd u prit edhe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, kryeministreja, Ana Bërnabiç dhe kryetari i Kuvendit Ivica Daçiç.
 
FITIM KRYEZIU