Grafa etnike në letërnjoftim, Zaev: Nuk ka pengesa nga Greqia

18.02.2021 17:18

Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për letërnjoftim...

Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për letërnjoftim që në to të përfshihet grafa etnike janë në përputhje me Marrëveshjen e Prespës thotë kryeministri Zoran Zaev. Ai u deklarua se do ta mbajë fjalën për të miratuar këto ndryshime të cilat sipas tij nuk përbëjnë kërcënim të interesave brenda shtetit dhe as nuk ka pengesa nga Greqia.                                                                                                  

“Absolutisht është në korrelacion me Marrëveshjen e Prespës. Me rëndësi është që të respektohet deri në fund shtetësia ku qëndron maqedonase/qytetar i RMV-së. Identiteti etnik është i konfirmuar edhe me Marrëveshjen e Prespës ashtu siç është konfirmuar edhe gjuha maqedonase dhe nuk ka kurrfarë kërcënimi të interesave as brenda nga dallimet tona por as edhe jashtë nuk ka pengesa as edhe nga Greqia mike. Gjithsesi argumentet mbeten në fuqi sepse kemi dhënë fjalën.”,- deklaroi kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.

Mickovski: Ka vërejtje serioze nga vendet fqinje

Por Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, këmbëngul se për këto ndryshime ka vërejtje serioze ambasadori i një vendi fqinjë.                            

“Ne insistojmë që në letërnjoftim të qëndrojë përkatësia ime etnike se jam pjesë e popullit maqedonas, insistojmë që kjo të qëndrojë në dokumentet e udhëtimit. Nëse vërtet, Zoran Zaev, dëshiron këtë ta bëjë sepse deri më tani një qind herë i ka thyer rregullat për shfrytëzimin e flamurit europian pse tani nuk e bën dhe ta sjell ligjin në kuadër të kuvendit me flamur evropian. Përndryshe absolutisht po ka një vërejtje serioze nga ana e ambasadorit të një vendi fqinjë.”,- tha Hristijan Mickovski nga VMRO-DPMNE.

Rexhepi: Nuk sjell probleme ligji me Greqinë

Ndryshimet nuk shfaqin problem me Greqinë, këtë e kemi shqyrtuar edhe me ambasadorin grek janë të bindur në Lëvizjen “Besa”.                                              

“Vjet kemi pasur një takim edhe me përfaqësues diplomatik me ambasadorin e republikës së Greqisë në asnjë moment nuk është parashtruar ndonjë problem që mund të sjell ky ligj prandaj nuk qëndrojnë këto. E dimë se nuk ka asnjë kontradiktë me Marrëveshjen e Prespës.”,- theksoi Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa.

Propozim ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për letërnjoftim që parashikojnë grafën etnike ndodhen në procedurë parlamentare. Dy deputetët e të majtës janë të vetmit që kanë kundërshtuar tërësisht këto ndryshime dhe për këtë kanë deponuar mbi 1 mijë amendamente. (Naim Ramadani, TVM2)