Gostivar, u hap qendra rinore për resurse “Ican”

18.02.2021 17:27

Të papunët, të rinjtë dhe bizneset...

Të papunët, të rinjtë dhe bizneset, nga dita e sotme kanë vendin e tyre për trajnime në Pollog. Ajo është Qendra Rinore për Resurse “iCan”, e cila zyrtarisht sot u lëshua në përdorim dhe selia e sajë ndodhet në Gostivar.

Kjo qendër me standarde më bashkëkohore dhe e para e këtij lloji në vend, do tu mundësojë këtyre grupeve të interesit t’iu servohen pos trajnimeve edhe mundësi për të qenë më kontaktibil me tregun e punës.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se brenda dy vitesh kjo është qendra e tretë e këtij lloji që hapet në Gostivar.

Kjo qendër ka ardhur në bashkëpunim mes pushtetin lokal dhe atij qendror, UEJL-në dhe shteti zviceran përmes UNDP-në.

Ministrja e e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shaphaska sqaroi se Qeveria deri më tani ka bashkë-financuar disa projekte të ngjashme për të rinjtë në vendin tonë.

“Përkrahja e qendrave rinore në vend paraqet për ne si qeveri kënaqësi, por veçanërisht për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në përkrahjen e të rinjve për idetë e tyre kreative, inovative për mbështetje dhe mësim aktiv për pjesëmarrje në tregun e punës. Qendra rinore për resurse “ICen” në Gostivar do të ofrojë pikërisht këtë mbështetje për të rinjtë për ta zhvilluar kreativitetetin e vetë, biznes idetë e tyre që pastaj me sukses të mund t’i implementojnë në biznese të vërteta në start up kompani dhe kështu të jenë pjesë e tregut të punës me të gjithë aktorët e tjerë”. Jagoda Shahpaska.

Ambasadorja e Zvicrës në vendin tonë Sybille Suter, tha se kjo qendër rinore ka shumë domethënie për zhvillimin e rinisë, të cilët janë udhëheqës të ndryshimeve në vend.

Ndërsa rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti, premtoi se kapacitetet dhe ekspertizën që e kanë si universitet, do ta vendosin të tërën në dispozicion të kësaj qendre.

Në këtë qendër aktualisht ka shtatë persona të punësuar të cilët do të ju vijnë në ndihmë të gjithë të interesuarve për trajnime pranë sajë. (Lulzim Aziri, TVM2)