Kosovë, 5 të vdekur e 285 të infektuar

18.02.2021 18:37

Në Kosovë u raportuan edhe 285 raste të reja me Kovid-19....

Në Kosovë u raportuan edhe 285 raste të reja me Kovid-19 dhe pesë viktima. Sipas autoriteteve shëndetësore 285 rastet e reja, rezultuan pas testimit të 3,196 peronave.

Në 24-orët e fundit u konfirmuan edhe 319 të shëruar.

Me shifrat e fundit, numri total i të infektuarve në Kosovë arrin në 65,350, prej të cilëve 1,558 kanë humbur jetën, 56 mijë e 974 janë shëruar, ndërsa edhe 6,818 janë raste aktive.