Shqipëri, vala e tretë e pandemisë ka mbushur spitalet

18.02.2021 18:56

Shqipëria ndodhet në valën e tretë të pandemisë...

Shqipëria ndodhet në valën e tretë të pandemisë, kanë vlerësuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas tyre, piku i kësaj vale ishte javën që kaloi, kur në Shqipëri u shënuan 1239 raste, në 4562 testime të kryera.

Shifrat e larta të personave të infektuar, kanë bërë që të rritet edhe numri i personave në trajtim spitalor.

Ndërkohë, në Shqipëri deri më tani janë vaksinuar 2313 persona.