Botë

Mianmar, viktima e parë në protestat e grusht-shtetit

19.02.2021 10:42

Një grua e re është bërë protestuesja e parë që vdiq në demonstratat kundër...

Një grua e re është bërë protestuesja e parë që vdiq në demonstratat kundër grusht-shtetit në Mianmar, pasi u qëllua në kokë ditë më parë.
 
20-vjeçarja, u plagos në fillim të javës së kaluar kur policia u përpoq të shpërndajë protestuesit duke përdorur top uji, plumba gome dhe fishekë.
 
Ajo kishte qenë në rrezik për jetë që kur u dërgua në spital më 9 shkurt, pasi u godit nga ajo që mjekët thanë se ishte plumb i drejtpërdrejtë në një protestë në kryeqytetin, Naypyitaw. Një zyrtar i spitalit konfirmoi vdekjen dhe tha se trupi i saj do të dërgohet për ekzaminim të premten.