Botë
Mbërritje me sukses e NASA-s në Mars, roboti Perservance në planetin e kuq
19.02.2021 10:15
Roboti Perseverance u bë mjeti i pestë i NASA’s që u ul me siguri në sipërfaqen e Marsit...

Roboti Perseverance u bë mjeti i pestë i NASA’s që u ul me siguri në sipërfaqen e Marsit pasi mbijetoi “shtatë minutat e terrorit”.
Ky është roboti më i sofistikuar që agjencia ka dërguar ndonjëherë në planetin e kuq, të vetmit që ja kanë dalë të dërgojnë në Mars me sukses.
Inxhinierët e NASA-së në kontrollin e misioneve në Kaliforni, shpërthyen nga gëzimi kur konfirmimi për uljen me sukses mbërriti në stacion. Mjeti me gjashtë rrotë do të kalojë të paktën dy vitet e ardhshme duke hulumtuar nëpër sipërfaqen e planetit të kuq, për të gjetur dëshmi rreth jetës.Jezero mendohet të ketë qenë një liqen i madh miliarda vite më parë. Dhe nëse ka pasur dikur ujë aty, ka mundësi që të ketë pasur edhe jetë.
