Revista “Time” zgjedh Dua Lipën, si një nga 100 personalitetet më me influencë të 2021

19.02.2021 11:44

Një tjetër sukses për ikonën e muzikës pop Dua Lipa....

Një tjetër sukses për ikonën e muzikës pop Dua Lipa. Këngëtarja me origjinë shqiptare është përzgjedhur nga revista prestigjoze “Time” si një nga personat më me influencë të vitit 2021.
 
E emocionuar, 25 vjecarja e ka cilësuar shfaqjen në vetë kopertinën e “Time” dhë këtë vlerësim, një nder të vërtetë.
 
“Nuk e mendoja në një milionë vjet se do të vendosja një rekord si ky.”, shprehet Dua Lipa. 
 
Ajo shfaqet edhe gjatë realizimit të fotografive për revistën prestigjoze, e veshur me një fustan ngjyrë rozë.
 
“Përmes muzikës time doja që njerzit të ndiheshin të lidhur, ishte një lloj uniteti dhe emocioni. Përgjigjia ishte e jashtëzakonshme dhe mbështetëse.”, shton ajo.
 
Dua Lipa është një yll në ngritje dhe qëndron shumë lart, edhe pse u bë pjesë e showbizit dhe muzikës vetëm pak vite më parë. Kështu e përshkruan këngëtarja Kylie Minogue, 25-vjecaren që e sheh si vërtet premtuese për në të ardhmen.
 
Pjesë e listës së përvitshme të revistës “Time” janë personalitete të shquara nga politika, showbizi, shëndetësia e biznesi. Dua rradhitet e para mes yjeve të muzikës botërore, mes 54 femrave të tjera.
Këtë vit, vetë kryeredaktori i “Time” thotë se nuk kanë menduar për moshën por vetëm për personalitetet e famshme, që kanë influencë të drejtëpërdrejtë tek publiku.