Ekonomi
RMV kryeson me CEFTA-n, Bekteshi: Prioritet tregu i lirë me rajonin
19.02.2021 15:28
Maqedonia e Veriut do të kryesojë me Marrëveshjen e Evropës Qendrore për Tregti të lirë....

Maqedonia e Veriut do të kryesojë me Marrëveshjen e Evropës Qendrore për Tregti të lirë, të njohur si CEFTA ndërkaq ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se RMV do të ketë prioritet të krijojë kushte të cilat do të lehtësonin zhvillimin e tregtisë, qarkullimin e lirë të mallrave, kapitalit dhe shërbimeve me vendet rajonale. Ai e quajti fitimprurëse kryesimin me CEFTA-n për shkak se siç tha, kryesimi vjen në momentin e implementimit të planit të veprimit të tregut të përbashkët rajonal, në realizimin e së cilës merr pjesë edhe CEFTA.
"Shtylla kryesore e kryesimit tonëështë tregtia. Kjo shtyllë ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit të lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve mes vendeve të CEFTAS- në mënyrë që të mundësohet prosperitet dhe mirëqenje për të gjithë qytetarët. Në pjesën e lehtësimit të tregtisë së mallrave, sivjet do tëpërqëndrohemi në njohjen e ndërsjellë të dokumentve tregtare, thjeshtësimin dhe harmonizimin e procedurave si dhe harmonizimin e mëtejshëm me rregullativën dhe standartet e BE-së.", tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
Geer: Tregu i lirë kthesë për Ballkanin Perëndimor
Tregu i përbashkët është një kthesë për Ballkanin Perëndimor për tu përafruar me tregun e vetëm të BE-së, tha euroambasadori David Geer. Plani investues ekonomik mes CEFTA-s dhe BE-së sipas euroambasadorit, përveç bashkëpunimit në tregti dhe ekonomi kontribon edhe në aderimin e vendeve në BE. Shton se vendet ballkanike akoma ballafaqohen mebarriera tregtare dhe potencon nevojën për t’i mënjanuar këto sfida.
"Vendet eBallkani Perëndimor dhe rajoni akoma ballafaqohen me shumë sfida dhe fraksione në planin ekonomik. Ekzistojnë 14 dogana mes vendeve në rajon dhe 18 kufij mes tyre dhe vendeve dhe BE-së. Akoma ekzitojnë barriera jotarifore. Shembull kamionat kalojnë 28 milionë orënë vit duke pritur në kufijt ku kemi humbje prej më shumë se 1 % të Bruto Prodhimit të Brendshëm rajonal.", tha David Geer, euroambasador.
Kryesimi me CEFTA-n i krijon mundësi Maqedonisë së Veriut për t’u dëshmuar në shumë fusha ekonomike dhe shoqërore, tha diplomati i BE-së, David Geer.
NERMIN MULAKI
