Maqedoni

Antikorrupsioni: Shqiptohet masa për kundërvajte ndaj Ramadanit

19.02.2021 15:39

Komisoni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, me katër vota për dhe tre kundër...

Komisoni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, me katër vota për dhe tre kundër, votoi masën kundërvajtje për shkelje të nenit 47 paragrafi 2, alinea tre, e Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit nga personi zyrtar, Kushtrim Ramadani, drejtor i përgjithshëm dhe anëtar i Bordit menaxhues të SHA MEPSO. Personi zyrtarë në afat prej 2 viteve pas mbarimit të autorizimeve publike, nuk mund të kryej punë udhëheqëse.
 
"Ish anëtari I Komsionit rregullatorë Kushtrim Rmadani,nuk mund që në afat prej dy viteve pas mbarimit të obligimeve dhe autorizimeve publike në Komisonin rregullatorë të kryej punë drejtuese tek personi jurdik SHA MEPSO.", tha Biljana Ivanovska, Kryetare e KSHPK.
 
Antikorrupsioni: Ministri Hoxha shkeli kodin e etikës së qeverisë
 
Njëherit, ky Komisioni konstatoi se në rastin e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha, ku ka deklaruar se ai vet vendos për biznesin personal dhe nuk mund të vendosë Komisioni, është shkelur Kodi i Sjelljes për anëtarët e Qeverisë. Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska informoi se do të dërgohet kërkesë deri te personi i autorizuar për ndjekjen e Kodit të Etikës së Qeverisë, për t’i marrë masat e duhura ndaj Ministrit Hoxha.
 
"Bartësit e funksioneve ekzekutive duhet të sillen profesionalisht, t’i kenë standardet më të larta të sjelljes, përkatësisht të sillen me vëmendje të veçantë dhe respekt për personalitetin dhe reputacionin e secilit individ, ti respektojnë kompetencat e personave të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar dhe të punësuarit në sektorin publik ndaj të cilëve sillen në përputhje me këtë kod.", tha Ivanovska.
 
KSHPK përcaktoi se Qyteti i Shkupit nuk ia ka paguar mjetet shoqërisë së avokatëve “Shilegov dhe partnerët” dhe për këtë arsye procedura është ndërprerë.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI