Arrihet marrëveshje mes LDK-së dhe PDK-së për formimin e qeverisë
Duket se ngërçi politik në Kosovë ka marrë një zgjidhje pas prishjes së Bllokut. Vetë kreu i LDK-së, Isa Mustafa, bëri të ditur nëpërmjet një postimi në “Facebook” se ka rënë dakord parimisht me Hashim Thaçin për të formuar koalicionin qeverisës.......

Por, thekson ai, LDK-ja do të udhëheqë qeverinë.
"Qeveria do të drejtohet nga LDK-ja dhe ndarja e përgjegjësive në të gjitha nivelet do të jetë e barabartë. Biseda u zhvillua me prezencën e presidentes së vendit dhe ambasadores së SHBA-ve. Ky takim u bë pas pajtimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që të negociohet me të gjithë spektrin politik shqiptar dhe të komunitetit pakicë për themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe po ashtu pas shumë deklaratave të AAK-së për koalicionin paszgjedhor", shkruan Mustafa.
Ai bën të ditur se në ditët në vijim do të punojnë në përcaktimin e marrëveshjes, që përfshin agjendën qeverisëse, programin qeverisës, strukturën qeverisëse dhe ndarjen e përgjegjësive, të cilat do të miratohen në organet e LDK-së.
