Maqedoni

Zaev: Duam konsensus për legjislacionin zgjedhor

19.02.2021 15:58

Qeveria është e gatshme të pranojë një pjesë të kërkesave të opozitës për ndryshimin...

Qeveria është e gatshme të pranojë një pjesë të kërkesave të opozitës për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor para zgjedhjeve lokale. K
 
ryeministri Zoran Zaev tha se përpiqet që të sigurojë konsensus për miratimin e legjislacionit zgjedhor edhepse pranon që, deri tani, nuk ia ka dalë të dakordohet me kreun e opozitës maqedonase për asgjë.
 
Kërkesa për aplikimin e aparateve për të vënë gisht, të ashtuquajturat fingerprint, është e pranueshme dhe Qeveria ka gadishmëri që të sigurojë mjete për këtë çështje, edhepse buxheti është i rënduar për shkak të epidemisë. 
 
“Si shef i opozitës e kam kërkuar atë. Si mundem tani të mos e miratoj tani kur e kërkon opozita. Kjo është një garancë plus për qytetarët për zgjehdje korrekte dhe demokratike. Me gjasë do të rrit besimin dhe më shumë qytetarë do të dalin në zgjedhje, kështu të zgjedhurit do të fitojnë legjitimitet më të madh, në rastin konktet kryetart e komunave dhe këshilltarët komunal. Disa çështje të tjera nuk varen vetëm nga ne”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
 
Zaev është kundër kërkesës që kryetarët e komunave të zgjidhen që në rreth të parë. Përsëriti qëndrim e LSDM-së që vendi të jetë një njësi zgjedhore.
 
Ahmeti: Ka orvatje, por pa konsensus s’ka ndryshim
 
Kodi Zgjedhor mund të ndryshojë vetëm nëse arrihet konsensus politik, thekson kreu i integristëve, Ali Ahmeti. Sa i përket propozimit të LSDM-së për  një njësi zgjedhore, BDI do të ndërtojë qëndrim varësisht nga rezultati i ekspertizës, që sipas Ahmetit po e bëjnë ekspertë britanik. Njësoj do të veprojnë edhe për çështjen e terminaleve për leximin e shenjave të gishtit.         
 
“Kjo çështje është lënë në kompetencë të ekspertëve, të cilët do analizojnë në detaje. Sa u takon listave zgjedhore, gjithashtu ne e kemi hapur me kohë këtë çështje, ka gati 15 vite, për zgjedhje me lista të hapura. Asokohe s’ka pasë konsensus politik mes forcave politike kështu që pa një konsensus politik nuk do të arrihet dakordësi për ndryshimin e kodit zgjedhor sepse ka dallime. Këto dallime ekzistojnë mes partive politike dhe sigurisht që përpjekje do të bëhen, nëse nuk ka konsensus do të mbetet po ai ligj ekzistues”, theksoi kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti. 
 
Debati për ndryshimet ndryshimet në Kodin Zgjedhor u paraprin zgjedhjeve lokale, që duhet të mbahen më 3 tetor. Përtej dallimeve, të gjitha palët janë dakord që në ndryshimet e Kodit të përfshihen rekomandimet e OSBE ODIHR-it.
 
SHPËTIM NUREDINI