Maqedoni

Themelimi i Bashkësisë Islame Selefie, Jakupi: Duam vetëm ti shprehim bindjet tona

19.02.2021 16:05

Themelimi i Bashkësisë Fetare Islame Selefie “Dar el Hadith” nuk ka për qëllim të sulmon dikë...

Themelimi i Bashkësisë Fetare Islame Selefie “Dar el Hadith” nuk ka për qëllim të sulmon dikë, por vetëm të shpreh bindjet që ka ky komunitet, thotë themeluesi i kësaj bashkësie Xhemal Jakupi. Ai sqaron se çdo veprim e kanë bërë në përputhje me ligjin.  Por çfarë e dallon këtë komunitet prej atij tradicional. Jakupi nuk dha përgjigje konkrete, por, vetëm tha se i kanë bindjet e ndryshme për sa i përket praktikimit të fesë. 

“Kemi bindje të bazuara në Kuran dhe n[ sunnet dhe ato duam ti shprehim nuk duam ta dëmtojmë dikë, por nuk duam që askush të na kontestoj.”, tha Xhemal Jakupi, kryetar i Bashkësisë Islame Selefie Dar el Hadith.
 
Për sa i përket asaj se vallë ky grup do të nxit përçarje në komunitetin mysliman në vend, pasi ëshë institucion paralel me atë të BFI-së, Jakupi mohon një gjë të tillë. 
 
“Nuk e shton ose drejton një botëkuptim, vetëm e lehtëson dhe mundëson të drejtën tonë për ta organizuar vetë praktikimin e besimit tonë dhe bindjes sonë.”, tha Jakupi.
 
Zaev: Problem për sigurinë e shtetit 
 
Por themelimi i kesaj bashkësie fetare selefie në Maqedoninë e Veriut është problem për sigurinë e shtetit, u shpreh kryeministri Zoran Zaev. Apelon që një problem i këtillë të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e  mundur.  
 
“Jam i informuar nga ministri Drejtësisë, se një gjykatë e caktuar e jona ka bërë regjistrimin e  Bashkësisë së tillë e cila nga aspekti i sigurisë së shtetit është problem. Besoj që vetë organet kompetente do të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve të tilla.”, tha Zoran Zaev, Kryeministër.
 
Në evidencën e grupeve të bashkësive religjioze në faqen e Komisionit për marëdhënie mes komuniteteve fetare dhe grupeve religjioze pos Bashkësisë Islame Selefiste DAR EL HADITH me seli në Shkup, figurojnë edhe 3 grupe tjera fetare të regjistruara.   Bashkësia Ehli Sunnet Vel Xhemat (Xhamia Trizlla) e regjistruar në Prilep. Grupi i Tarikatit Sufi me seli në Teqe e regjistruar në Shkup. Bashkësia e Ehli Sunetit e xhematit-Kumanovë dhe grupi religjioz Kaderi Bedevi Zakirije – Kumanovë , të dyja të  regjistruara në Kumanovë. 
 
Të enjten BFI reagoi ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 2 në Shkup cila ka lejuar regjistrimin e “Bashkësisë Islame Selefiste DAR el hadith”.  Nga BFI theksuna se Ligji nuk lejon regjistrimin e dy bashkësive që mbajnë të njëjtin emër, kanë të njëjtat burime, dhe kryejnë të njëjtat praktika fetare. BFI, e quajti këtë akt të turpshëm dhe shumë të dëmshëm për unitetin e myslimanëve.
 
ERSAN PAJAZITI