Botë
Vaksinat anti-Covid, Macron: Propozon dërgimin e 4 deri në 5 % të dozave në vendet e varfëra
19.02.2021 16:25
Edhe pse numri i rasteve positive me Covid 19 në Kosovë ka arritur në 65.350 dhe 1.558 raste vdekje...

Edhe pse numri i rasteve positive me Covid 19 në Kosovë ka arritur në 65.350 dhe 1.558 raste vdekje, vaksina akoma nuk është siguruar. Ndër vendet e vetme të Ballkanit Perendimore që nuk kanë nisur ende vaksinimin kundër koronavirusit janë Kosva dhe Mali I Zi. Kina miratoi një donacion prej 30,000 vaksinash kundër koronavirusit për Malin e Zi ndërsa vaksinat Sinovax pritet të arrijnë së shpejti. Mali i Zi ka normën më të lartë të të infektuarve me koronavirus në Ballkanin Perëndimor. Derisa vendet e Ballkanit Perendimor, janë ndër vendet e varfëra në Evropë dhe në pritje të donacioneve të ndryshe. Presidenti francez, Emmanuel Macron, iu ka bërë thirrje Evropës dhe SHBA-së t’i dërgojnë urgjentisht 5 për qind të furnizimeve të tyre të vaksinave kundër koronavirusit në vendet e varfëra.
"Dështimi për të shpërndarë vaksinat në mënyrë të drejtë do të shkelte pabarazinë globale. Deri më tani, pjesa dërrmuese e vaksinave janë administruar nga vendet me të ardhura të larta.", tha Emmanuel Macron, president i Francës.
Macron propozoi planin e tij për të adresuar të premten këtë problem përpara një samiti virtual të liderëve botërorë të G7. Presidenti amerikan Joe Biden do të njoftojë një mbështetje prej 4 miliardë dollarësh amerikanë për aleancën globale të vaksinave të njohur si COVAX, që synon të ndihmojë vendet e varfra të vaksinojnë popullsinë e tyre. Në kohën që bota lufton me pandeminë Zyra e Bashkimit Evropian për luftën kundër mashtrimit financiar ka paralajmëruar qeveritë e vendeve të BE-së se duhet të jenë të kujdesshme ndaj mashtruesve që ofrojnë vaksina false për COVID-19. Kina ka arrestuar një shtetas të saj, që është përshkruar si prodhuesi i një vaksine të rremë ndaj koronavirusit.
FARIJE DAUTI BAKIU
