Maqedoni
Përgatitja për zgjedhjet lokale, BDI mbledh kryetarët e degëve në Reçicë
19.02.2021 16:37
Ende nuk është vendosur se cilëve prej kryetarëve të komunave të udhëhequra nga Bashkimi Demokratik për Integrim...

Ende nuk është vendosur se cilëve prej kryetarëve të komunave të udhëhequra nga Bashkimi Demokratik për Integrim, do t’u kërkohet që të rikandidohen edhe për një mandat. Në selinë e integristëve u mblodhën sot kryetarët e degëve, për të diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet lokale të tetorit. Në takim munguan kryetarët e degëve të Çairit, Saraji e Likovës. Por kreu integrist mohon se në BDI ka përcarje.
"Ju e dini që në tetor do të mbahen zgjedhjet lokale kështu që nga këtu fillon diskutimi për ecurinë e zgjedhjeve, për përgatitjen e zgjedhjeve lokale për zhvillimet e brendshme në BDI sa i takon këtyre zgjedhjeve. Do të thotë se sot është fillimi i përgatitjes për 3 tetorin e këtij viti për zgjedhjet lokale. Të gjithë janë përfaqësUesit e degëve. Përplasje nuk ka në BDI, mund të ketë mendime të ndryshme për cështje të ndryshme, e kam thënë se ne e mbajmë debatine hapur por në fund të gjithë I binden vendimit të shumicës.", tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
