Maqedoni

Nis rikonstruimi i kejit “13 nëntori” në Shkup

19.02.2021 17:00

Për katër mauj kej në kryeqendrën tonë do të marrë një pamje të re...

Nuk do të ketë më parkim në shëtitore. Për nevojat e objektit do të do të lejohet vetëm hyrja e makinave konkrete në intervale të caktuara kohore gjatë ditës.
 
I gjithë projekti do t'i kushtojë buxhetit të Shkupit rreth 1.5 milion euro. Do të hiqen edhe tarracat verore e objekteve hotielerike në kej, kurse si kompenzim të asaj ata do të marrin zgjerim të terracave dimërore. 
 
"Tarracat që do të përdoren nga objektet hotielerike do të unifikohen dhe do të vendosen në një mënyrë që do të lejojë për të dalë në pah vijën e bukur të pemëve shumëvjeçare.  Furnizimi me mallra do të sigurohet vetëm në orë të caktuara, përmes Qendrës Tregtare të Qytetit. Më këtë, përfundimisht kemi vendosur një rend serioz në këtë hapsirë. Do të parandalohet egoizmi dhe kaosi i automjeteve të parkuara në mënyrë të paligjshme të cilët në dhjetë vitet e fundit e kanë bërë lëvizjen e këmbësorëve dhe funksionimin e objekteve hotelierike të pasigurt", u shpreh kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
 
Bëhet fjal për një sipërfaqë prej 12,500 metra katrorë e cila do të lidhë sheshin me rrugën Stiv Naumov.
 
Është planifikuar një asfaltim i ri,  shteg për njerëzit me aftësi të kufizuara, pemë, ulëse  dhe pajisje të tjera të reja urbane.
 
SEDAT SELIMI