Maqedoni
Sektorët e lidhur me dasmat në protestë, kërkojnë që qeveria t’i lejojë të punojnë
19.02.2021 17:49
Urgjentisht të shfuqizohet dispozita me të cilën ndalohet organizimi i dasmave, pagëzimeve, ditëlindjeve...

Urgjentisht të shfuqizohet dispozita me të cilën ndalohet organizimi i dasmave, pagëzimeve, ditëlindjeve, në hapsira të mbyllura dhe të hapura kërkuan hotelierët në protestën e sotme.
Ata ankohen se janë të vetmit që u është ndaluar veprimtaria primare që nga fillimi i pandemisë. Ata theksojnë se ende nuk ka mirkuptim për të drejtat e tyre nga Qeveria.
"Ne pesë muaj u japim paga të puntorëve nga xhepi ynë ndërsa shteti na ndihmoi për gjashtë muaj.Njëmbëdhjet muaj nga fiannacat që posedojmë vet paguajmë kamatë të kredive, qira, harxhime komunale, sigurime prandaj kërkojmë të punojmë me protokolle rigoroze", u shpreh Perica Gollomeiç, hoteliere.
Hotelierët kërkuan nga Qeveria pako të posaçme të masave për ti ndihmuar. Thonë se ne jemi vendi i vetëm që nuk ka marrë protokoll për organizim të ngjarjeve të tilla gjatë tërë vitit dhe subvencionimi i pagave dhe kontributeve si dhe ndihma e njëtrajtshme e dhënë është ndihma më e ulët sa i përket këtij sektori krahasuar me rajonin. Protesta të tilla u mbajtën edhe në Gostivar.
"Këto kërkesa janë thelbësore për mbijetesën tonë dhe meqenëse nuk morrëm një përgjigje pozitive dhe kërkesat tona të shprehura javën e kaluar nuk u miratuan ,sot ne protestojmë dhe javët tjera duke filluar nga dita e hënë me datë 22 shkurt 2021 do të mbajmë protesta të vazhdueshme derisa kërkesat tona të miratohen plotësisht", theksoi përfaqëuesi i gastronomëve Meriton Abazi.
Për shkak të kërkesave të paraelizuara hotelierët për tre orë bllokuan udhëkryqin mes bulevarit Aleksandar Makedonski dhe rrugës Brigada e 16 Maqedonase.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
