Botë

Dhjetë viktima dhe 340 raste të reja me koronavirus, njofton IKSHPK

19.02.2021 19:03

Të premten në Kosovë janë regjistruar edhe 340 raste të reja me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19...

Të premten në Kosovë janë regjistruar edhe 340 raste të reja me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.
 
Shifra bazohet në 2.715 mostra të testuara, thuhet në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
 
Sipas raportit janë shënuar edhe 10 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1.568.
 
Nga sëmundja janë shëruar edhe 411 pacientë ndërsa raste aktive janë 6.737.
 
Që nga 13 marsi i vitit 2020 deri më 19 shkurt 2021 në Kosovë janë regjistruar 65.690 raste me koronavirus prej të cilëve 57.385 janë shëruar./evropaelire