Zyrtare: Vettel në Ferrari

20.11.2014 14:44

Ferrari ka konfirmuar angazhimin e Sebastian Vettelit nga Red Bull në kontratë trevjeçare, si dhe largimin e Fernando Alonsos......

Katër herë kampioni i botës në Formula 1, Sebastian Vettel ka nënshkruar kontratë trevjeçare me kokëkuqen, pas largimit të Fernando Alonsos nga skuadra italiane. Angazhimi i gjermanit nga Red Bull për sezonin e ardhshëm, u konfirmua menjëherë pas publikimit të lajmit për largimin e Alonsos.

“Si fëmijë, Michael Schumacher në bolidin e kuq ishte idhulli im më i madh. Është një nder i madh për mua që do të kem rastin të ngas një Ferrari”, - deklaroi menjëherë pas nënshkrimit Vettel.

Ndërkohë, dy herë kampioni i botës, Alonso, pritet t’i bashkohet McLarenit. Spanjolli kishte edhe dy vjet kontratë me Ferrarin, por vendosi ta shkëpus marrëveshjen me ekipin italian, pas dështimeve të shumta sezoneve të fundit.