Maqedoni
“Gjendja e jashtëzakonshme”, zyrtarët dhe ekspertët pro ndryshimeve ligjore
20.02.2021 15:42
Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, fton institucionet që të përgatisin ndryshimet ligjore...

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, fton institucionet që të përgatisin ndryshimet ligjore që do të rregullojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Këtë apel kreu i shtetit e bëri në konferencën e organizuar nga Qendra presidenciale për edukim politik me temën “Gjendja e jashtëzakonshme: Leksionet e mësuara dhe sfidat e së ardhmes”, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të opozitës.
Duke treguar përvojat me gjendjen e shpalljes së jashtëzakonshme në fillim të pandemisë, Pendarvoski tha se gjendja e jashtëzakonshme është përgjigje e vetme logjike e një organizimi politik e cila i kundërvihet një të keqeje të përgjithshme që i kanoset shtetit.
“Është koha të reflektojmë në përvojën e viti të kaluar dhe të miratojmë përfundimet adekuate dhe në kohë të përgatisim popullin për krizën e ardhshme të mundshme. Është e qartë se na duhet ligj i ri për gjendje të jashtëzakonshme në të cilën do të rregullohen të gjitha zbrazëtirat me të cilat u përballëm kur duhej ta organizonim sistemin në rrethana jostandarde vetëm në bazë të disa dispozitave gjeneral të Kushtetutës.”,- deklaroi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.
Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq, njoftoi se tashmë është formuar grup pune me ekspertë që do të punojnë për të hartuar një draft-ligj të ri.
“Çështjet më të rëndësishme që duhet të rregullohen me këtë ligj janë mënyra e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, roli i Kuvendit, kohëzgjatja dhe karakteri i rregullave. Grupi i punës pranë Ministrisë së Drejtësisë do të përgatisë draft ligj i cili më pas do të kalojë në debat të përgjithshëm me të gjitha palët e përfshira.”,- u shpreh ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq.
Rreth nevojës për një ligj të ri ishte madje edhe përfaqësuesja e opozitës profesoresha, Gordana Siljanovska Davokva, por edhe njohës tjerë të kushtetutës.
“Pajtohem, duhet të ketë ligj për gjendje të jashtëzakonshme, pasi gjendja e jashtëzakonshme është kategori kushtetuese. Mendoj që Ligji për Menaxhim me Kriza nuk ka bazë kushtetuese, nuk mund të konkretizojë situatën që nuk është e konfirmuar me kushtetutë dhe diçka të çuditshme ka këtu, nëse shihni se çfarë mbulon ligji do të shihni se del nga korniza për gjendje të jashtëzakonshme.”,- tha deputeti e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska.
“Miratimi i Ligjit për rregullimin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe gjendjes së luftës do të kishte reperkusione edhe në ligje tjera, edhe në drejtime tjera të cilat gjithashtu janë të rregulluara juridikisht.”,- theksoi profesoresha universitare, Besa Arifi.
“Tek ne fatkeqësisht edhe urdhrat kushtetuese aktuale nuk janë respektuar deri në fund, do t’u përmend një shembull, ne akoma kemi Kuvend i cili nuk e ka konfirmuar vendimin për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, ne nuk kemi vendim për përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme që do të thotë se Kuvendi nuk ka kryer kompetencën e vet legjislative.”,- u shpreh profesori universitar, Denis Preshova.
Panelistët apeluan që gjatë hartimit të draft ligjit të merren parasysh edhe analiza krahasuese të legjislacioneve nga vendet e rajonit dhe shtetet e BE-së.
ZEKIRJA MEXHITI
