Maqedoni

Shekerinska: Koha për regjistrim, mjaft gjatë kemi pritur!

20.02.2021 16:07

LSDM dhe VMRO-DPMNE vazhdojnë me kundërshtimet e tyre rreth zbatimit të Regjistrimit të Popullsisë...

LSDM dhe VMRO-DPMNE vazhdojnë me kundërshtimet e tyre rreth zbatimit të Regjistrimit të Popullsisë dhe Amvisërive në vend. Nga LSDM dhe qeveria këmbëngulin se bëhet fjalë për operacion statistikor.
 
Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, thotë se vendi mjaft ka pritur dhe ai nuk guxon të prolongohet. Sipas saj, regjistrimi është përgjegjësi e përbashkët e cila do të japë të dhëna të sakta dhe rezultate për krijimin dhe zhvillimin e politikave të mëtejme të vendit.
 
"Pas dy dekadash, më në fund kemi dije, mundësi dhe pajtim se regjistrimi është operacioni më i rëndësishëm statistikor që nuk duhet ta prolongojmë. Regjistrimi i radhës është detyrimi dhe përgjegjësia jonë e përbashkët. Duhet të shohim se sa jemi që të krijojmë politika të përshtatshme që do të jenë reale dhe të bazuara në pasqyrën e vërtetë të shoqërisë maqedonase. Regjistrimi do të tregojë se ku është numri më i madh i të papunëve dhe cila politikë e zhvillimit të punësimit do të japë rezultate. Me të dhëna të sakta do të jemi në gjendje të ripërtërijmë edhe mbrojtjen.",- deklaroi ministrja e mbrojtjes, Radmila Shekerinska.
 
Petrushevski: Secili mund të mbledhë të dhëna dhe t’i regjistrojë
 
Por, në VMRO-DPMNE vazhdojnë të kundërshtojnë zgjidhjen ligjore që ka miratuar kuvendi.
 
"Të kemi regjistrim i cili do të jetë relevant dhe që do të jetë në përputhje me Eurostatin ku është e definuar se çfarë do të thotë banorë rezident dhe çfarë jorezident. Ajo që tani po ofrohet dhe që është në fuqi është se gjithë-secili mund të mbledhë 50-të numra amë dhe i njëjti t’i regjistrojë të gjithë ata 50-apo 100 qytetarë dhe i njëjti si njeri që më së shumti i njeh ta tregojë përkatësinë e tyre etnike dhe fetare dhe të gjitha të dhënat e tjera të cilat kërkohen dhe e gjithë kjo të jetë e regjistruar në mënyrë të rregullt.",- theksoi Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
 
Kuvendi ka miratuar Ligjin për Regjistrim. Sipas tij, Maqedonia e Veriut nga 1 prilli deri më 25 prill do të realizojë regjistrimin e popullsisë  dhe amvisërive 19 vite pas regjistrimit të fundit të realizuar në vitin 2002. 
 
NAIM RAMADANI