Maqedoni

Covid-19, 449 raste të reja e 227 të shëruar

20.02.2021 16:31

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 3,283 testime janë regjistruar 449 raste të reja me Covid-19...

Shkupi vazhdon të ketë numrin më të madh të infektuarve ku janë regjistruar 170 të infektuar, pason Prilepi me 55, Kavadari me 35, Gjevgjelia me 23, Tetova 19, Ohri dhe Kumanova me nga 17 të infektuar, Manastiri dhe Negotina me nga 16, Velesi me 10 dhe qytetet tjera me më pak se 10 të infektuar. 
 
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit 227 pacient janë shëruar, ndërsa 10 pacient kanë humbur jetën, edhe atë 3 pacientë nga Shkupi, dhe nga një në Tetovë, Kumanovë, Prilep, Veles, Ohër, Kavadar dhe Dellçeva.
 
Që nga fillimi i pandemisë janë bërë gjithsej 500,551 testime për Covid-19, prej të cilëve 99 mijë e 31 kanë rezultuar pozitiv.
 
Numri i pacientëve të shëruar është 89,249 dhe 3,047 gjithsej kanë humbur jetën nga virusi korona. Numri i rasteve aktive në vend aktualisht është 6,735 pacientë.
 
ZEKIRJA MEXHITI