Botë

Kosovë, 3 të vdekur e 292 të infektuar

20.02.2021 17:19

Në 24 orët e fundit në Kosovë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar 292 raste të reja me Kovid-19...

Në 24 orët e fundit në Kosovë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar 292 raste të reja me Kovid-19, pas testimit të 2,833 personave.

Po ashtu ky Institut ka regjistruar edhe tri viktima të diagnostikuara me COVID-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore virusin e kanë mposhtur 556 persona, derisa raste aktive janë edhe 6,470 persona.

Prej 13 marsit të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 65,982 persona të infektuar me Kovid-19. Prej tyre 1,571 pacientë kanë humbur jetën.