Botë
Kosovë, KQZ aprovon 11,800 zarfe, 4,950 janë refuzuar
20.02.2021 17:43
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, vazhdon me aktivitetet për përmbylljen e procesit zgjedhor...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, vazhdon me aktivitetet për përmbylljen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të 14 shkurtit, në të cilat doli fituese Vetëvendosje.
Aktualisht, KQZ po punon në vlerësimin e votave të diasporës.
Siç bën të ditur Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deri më tani nga rreth 16 800 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar rreth 11 800 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar rreth 4 950 zarfe.
