Maqedoni
Sindikata e Pavarur e Arsimit, Gievski: Mungon dialogu, po na injorojnë
20.02.2021 18:01
Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Shkencës nëpërmjet një proteste para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës...

Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Shkencës nëpërmjet një proteste para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka akuzuar për mungesë të dialogut social dhe konstruktiv me ministrinë përkatëse. Nga kjo sindikatë kanë numëruar kërkesat e tyre dhe arsyet e protestës.
“Bëhet fjalë për metodologjinë e përllogaritjes së pagave për të punësuarit në arsim, përkatësisht po shmanget marrëveshja kolektive. Kërkesa ynë e dytë është që rroga të realizohet në afatin e parashikuar ligjorë. Kërkojmë të paguhet numri i dyfishuar i orëve të mësimdhënësve të cilët nga fillimi i vitit kanë filluar të punojnë me numër të dyfishuar të orëve. Arsyeja tjetër pse jemi këtu është ajo që të punësuarit në arsim janë të përjashtuar nga regresi vjetorë. Kemi kërkuar regjionalizimin e shpenzimeve të rrugës për ata që udhëtojnë nga një komunë në tjetrën.”,- deklaroi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Tomislav Gievski.
Një nga problemet tjera për të cilën ndodhen në protestë sipas Gievskit është edhe mungesa e rregullimit të marrëdhënieve të punës me të punësuar në arsim e që janë angazhuar mbi dy vite.
Nga Sindikata gjithashtu kërkuan që ministria e arsimit të respektojë mendimin e shoqatave të të punësuarve në arsim në lidhje me konceptin e shpallur për reformat në arsimin fillor.
NAIM RAMADANI
