Maqedoni
Mickovski: Pushteti nuk siguri në kohë vaksina anti Kovid
20.02.2021 18:57
Lideri i VMRO-DPMNE-së është shprehur kritik ndaj mënyrës se si po menaxhohet pandemia me virusin Korona...

Qeveria nuk ka kurrfarë kontaktesh me vendet prodhuese të vaksinave duke mos përjashtuar as vaksinat nga Rusia apo Kina, thotë Mickovski, sipas të cilit pushteti mund të akuzohet për vdekjen e mijëra qytetarëve, sepse nuk arritën në kohë të furnizohen me vaksina.
“Me të vërtetë nuk e di se ku do t’u shkojë shpirti, sepse kur bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve, nuk është me rëndësi prej ku vjen vaksina, me rëndësi është vaksina të jetë këtu dhe të munden ata njerëz që duan të vaksinohen.”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.
Zaev: U siguruan vaksina aq sa janë të nevojshme
Por, kryeministri, Zoran Zaev, thotë se shteti ka porositur vaksina aq sa janë të nevojshme për imunizim kolektiv.
“Ne kemi porositur aq sa Komisioni Shëndetësor e ka parë të nevojshme në bazë të vlerësimit të tyre se është mjaftueshëm për imunizim kolektiv. Definitivisht kemi bërë hapa, kemi nënshkruar marrëveshje, diku kemi bërë parapagesë, i kemi siguruar ato sasi. Nëse vazhdojmë të bëjmë porosi nga Sputnik, Astra Zeneka dhe sasi të reja nga Pfajzer, do të vijmë në situatë të kemi 5 milion vaksina në vend, e kjo është e palejueshme për shkak të harxhimit të parave publike me dedikim.”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.
Por kryeministri Zaev nuk e përjashtoi mundësinë për porosi të vaksinave ruse nëse ndodh që ndonjë kompani të tërhiqet nga realizimi i porosive aktuale.
FITIM KRYEZIU
