Botë
Shqipëri, 17 të vdekur e 1153 të infektuar
20.02.2021 19:15
Në Shqipëri virusi Korona u ka marrë jetën edhe 17 personave, ndërsa vazhdon të jetë i lartë edhe numri i të infektuarve...
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3975 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 1153 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 928 persona të prekur me Kovid-19, duke e çuar numrin e të shëruarve në 62,533 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 606 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
Në Shqipëri vazhdon edhe vaksinimi anti Kovid. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së sotme janë kryer 792 vaksinime anti-Covid, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4969 vaksinime.
