Kumanovë, vaksinimi i fëmijëve pa pengesa

21.02.2021 13:55

Edhe përkundër pandemisë....

Edhe përkundër pandemisë,  tash e një vit,  mjekët e ISHP”Shtëpia e Shëndetit” në Kumanovë, për asnjë ditë nuk ndaluan punën e tyre rreth vaksinimit të fëmijëve. Këtë për TVM2 e deklaroi Snezhana Jovanovska, mjeke në këtë institucion shëndetësor.

“Deri më tani nuk kemi ndaluar asnjë ditë të vetme për t’i vaksinuar më të vegjëlit, pasi ata janë më të ndishëm, kështuqë u apeloj prindërve që rregullisht ti vaksinojnë fëmijët e tyre, dhe gjithëçka të paqartë lirisht të drejtohen tek unë apo keleget tjera këtu në dispanzerin e fëmijëve, fundja ne jemi këtu për ata”, - tha për TVM2 Snezhana Jovanovska, mjeke në ISHP “Shtëpia e Shëndetit Publik” Kumanovë.

Snezhana Jovanovska gjithashtu bëri të ditur se vaksinimi i fëmijëve po kryhet në kohë të rregullt në të dyja qendrat e vaksinimit.

“Vazhdojmë me vaksinimin e fëmijëve në punktet e rregullta në Dispanzerin e fëmijëve dhe në Ambulantën në “Tode Mendoll”, për asnjë moment gjatë këtij viti të themi Pandemik nuk kemi ndaluar, lirisht të lajmërohen, ne gjithashtu edhe përmes ftesave u bëjmë thirrje për vaksinimin e fëmijëve, me një imunizim të sukseshëm të vijmë deri te fëmiu i shëndetshëm”, tha për TVM2 Jovanovska.

Përpos vaksinimit të fëmijëve “ Shtëpia e shëndetit “ në Kumanovë  është gati edhe për  fillimin e vaksinimit anti-Covid. (Fatlum Aqifi, TVM2)