VMRO nuk përkrah ligjin për qendër klinike

21.02.2021 15:01

Përmes një ligji kontravers Zaev dhe Filipçe...

Përmes një ligji kontravers Zaev dhe Filipçe duan të kalojnë ujdi kriminele për Qendrën e re Klinike, andaj ky propozim është i pa pranueshëm thonë nga VMRO – DPMNE.

Qeveria vazhdon të promovojë konceptin e demontimit të sistemit shëndetësor ndërsa ende mbeten të pazgjidhura edhe mardhëniet pronësoro juridike, nuk ka analiza për gjeomakanikën e vendit dhe nuk ka detaje se çka do të arrihet në fund të projektit thonë nga VMRO – DPMNE.

“Në vend se të analizohet situata e re e krijuar në shëndetësi me epideminë e koronës,  në vend se ti jipet përparësi prioriteteve dhe nevojave të sistemit shëndetësor këtyre ditëve LSDM është e zhytur në kriminalitet me  realizimin e proektit të cilin çdo vit e paralajmërojnë, apo  qendra e re Klinike .  Përforcimi i  kapaciteteve të sistemit shëndetësor është prioritet për të  gjithë dhe kjo nuk duhet të bëhet përmes një procesi jotransparent dhe vetëm me nëntë ligje të cilat nuk sigurojnë detaje për atë se cka do të siguron ky proekt” – tha Igor Nikollov nga VMRO-DPMNE.

LSDM, opozita punon në dëm të qytetarëve

Sipas LSDM-së, VMRO DPMNE e kryesuar nga Hristijan Mickovski vazhdon të punojë në dëm të qytetarëve dhe shtetit duke punuar kundër ndërtimit të qendrës së re klinike.

“VMRO DPMNE dhe Mickovski vetëm bllokojnë diçka, frenojnë dhe sillen në mënyrë destruktive ndaj çdo çështje të rëndësishme në shtet. Grupi parlamentar i VMRO DPMNE së me 2 mij amendamente e bllokon miratimin e ligjit për fillimin e ndërtimit të qendrës së re Klnike në Shkup i cili do të ofrojë shërbime cilësore për të gjithë. VMRO DPMNE ndoshta është e vetmja parti në botë që kundërshton që qytetarët të kenë qendër të re klinike pas tetëdhjetë vitesh” – u shpreh Darko Kaevski nga LSDM.

Edhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe fton opozitën të bëjë zhbllokimin e ligjit në kuvend dhe të fillojnë aktivitet për ndërtim të Qendrës së re Klinike në Gjorgje Petrov. Sipas tij dallimet partiake duhet lën anash kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve. (Flutura Latifi, TVM2)