Mbahet Festivali tradicional “Zëri i alfabetit, 2014”
20.11.2014 16:14
Në këtë eveniment, i cili do të mbahet në qytetin e Manastirit, do të prezantohen këngëtarë të dalluar të estradës shqiptare nga trojet tona......

Në kuadër të manifestimeve të shumta, të cilat po zhvillohen me rastin e festave të nëntorit, siç është 22 nëntori “Dita e alfabetit”, më pas dhe 28 nëntori, “Dita e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar”, nesër mbrëma për të tetën herë me radhë do të mbahet Festivali tradicional “Zëri i alfabetit, 2014”.
Në këtë eveniment, i cili do të mbahet në qytetin e Manastirit, do të prezantohen këngëtarë të dalluar të estradës shqiptare nga trojet tona.
