Covid 19, 16 viktima, 254 raste të reja, 151 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit....

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2160 testime të bëra ka regjistruar 254 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 16 persona, ndërsa janë shëruar 151 pacientë.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 111 raste i pasuar nga Prilepi me 29, Kavadari 20, Ohri 13, Negotina 10 dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
Betejën me covid 19 e kanë humbur 16 pacientë, prej të cilëve pesë pacientë nga Prilepi, tre nga Ohri, dy pacientë nga Shkupi dhe nga një pacient në Kumanovë, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Strugë, Koçan dhe Negotinë.
Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 626 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19. dhe ka rreth 430 shtretër të zbrazët.
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 99.285 prej tyre janë shëruar 89.400 , kanë humbur jetën 3063 persona dhe numri i rasteve aktive shënon 6822. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
