Regjistrimi i popullsisë, Nikolloski: Do të tejkalohen 100 mijë nënshkrime
VMRO DPMNE vazhdon aksionin për grumbullimin e nënshkrimeve....

VMRO DPMNE vazhdon aksionin për grumbullimin e nënshkrimeve për miartimin e një ligji për shfuqizimin e Ligjit për Regjistrim.
Konsiderojnë se regjistrimi është marrëveshje politike mes partnerëve të koalicionit, prandaj një regjistrim i tillë nuk guxon të kalojë.
Në ditën e dytë të këtij aksioni, nënkryetari i kësaj partie u shpreh optimist se do t’ia dalin të grumbullojnë më shumë se 100 mijë nënshkrimet e domosdoshme.
“Deri në fund të këtij aksioni që do të zgjasë 21 ditë, do të tejkalohen 100 mijë nënshkrime. Kjo tregon se populli, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, nuk pajtohen me regjistrim të këtillë. Me regjistrim politik dhe jo statistikor. Regjistrim që nuk i respekton rregullat e Eurostatit. Regjistrim që nënkupton diskriminim dhe regjistrim që nënkupton marrëveshje politike.” – tha Nënkryetari i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikolloski.
Zaev: VMRO të ndjek procesin, mos e pengojë atë
Ndërkaq, kryeminisytri Zaev konsideron se regjistrimi duhet dhe do të ndodh, prandaj ftoi opozitën që të tregohet e arsyeshme, të ndjek procesin me vëmendje dhe të mos bëhet pengesë, pasi sipas tij, kjo që bën nuk është patriotizëm.
“Unë pres nga partia më e madhe opozitare, që të djek procesin me zgjuarsi, të motivojë qytetarët që të regjistrohen të gjithë, pasi vetëm kjo është e drejtë dhe jam i bindur se nëse e pezullojmë deri në vjeshtë, atëherë nuk mund të bëjmë fushatë për zgjedhjet lokale. Viti tjetër sërish është i paparashikueshëm. Çdo gjë është e përgatitur për mbajtjen e regjestrimit. Unë besoj se do të mbisundojë pjekuria dhe përgjegjësia te të gjithë qytetërat, parasëgjithash te politikanët.” – u shpreh Kryeministri, Zoran Zaev.
Konformë ligjit në fuqi, regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave do të bëhet nga një prilli deri më 21 prill. Ndërkaq, opozita maqedonase kërkon që regjistrimi të zhvillohet gjatë vitit 2022. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
