“Covid 19”, Rama viziton të moshuarit që vaksinohen
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte në stadiumi “Air Albania” për të parë nga afër procesin e vaksinimit të personaliteteve dhe njerëzve të thjeshtë mbi 80 vjeç. Rama i cilësoi të neveritshme dhe çnjerëzore akuzat e politikanëve për vaksinimin e personaliteteve dhe tha se vaksinat iu jepen të gjithë atyre që kanë nëvojë pa bërë asnjë dallim.
“Ne nuk kemi diferencuar, as nuk kemi përjashtuar dhe nuk kemi bërë vlerësime dhe e keni parë që ata që vijnë të vaksinohen, vijnë persona me pikëpamje ndryshe politike. Mos bini pre e pseudo personaliteteve dhe aksesin publik që kanë sepse për fat të keq u jepet mundësia të flasin, ndërsa s’duhet të kenë akses se janë ndotës të mëdhej të mjedisit publik” – u shpreh Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama tha se do të vazhdojmë me më të moshuarit dhe pastaj me kategorit e tjera. Rëndësi ka që me dozat që kemi në dispozicion do të përfundojmë plotësisht vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve. Po punojmë ditë e natë për të garantuar më shumë doza, më shpejt, tha ai, duke njoftuar se në 14 muaj do të kryehet imunizimi I të gjithë popullatës. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
