Izraeli lehtëson masat pas suksesit të vaksinës

21.02.2021 16:37

Një vit pas regjistrimit të rastit të parë me covid 19....

Një vit pas regjistrimit të rastit të parë me covid 19 dhe pas vaksinimit të rreth 50 % të popullsisë, qeveria e Izraelit ka vendosur të lehtësojë kufizmet për mbrojtje nga virusi Korona.

Shitoret janë të hapura për të gjthë qytetarët por hyrjet në palestra,hotelet dhe teatrot tani do të ju lejohen vetëm personave që i kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës apo e kanë kaluar virusin.

Të vaksinuarit do të kenë status me dritë të gjelbërt  ,të cilin e marrin përmes aplikacionit të Ministrisë së shëndetësisë.

“Jam e gëzuar që më në fund mund të kthehem.Jam e gëzuar që aq shpejtë i morëm vaksinat.Unë i mora të dyja dozat.Shpresoj që situata të jetë mir dhe mos të kthehemi më asnjëherë si ka qenë”.

“Është shumë mirë,me të vërtet më mungonte kjo.Tani që ka mundësi për dritë jeshile ,atëherë vaksinohuni”.

“Jemi shumë të lumtur që u kthyem”.

“Ishim të mbyllur pothuajse dy muaj .Dyqanin e kemi si shtëpi të dytë ,jemi shumë të lumtur që sërisht do ta hapim” – thanë disa nga qytetarët e anketuar.

Distance fizike është akoma në funksion.Në xhamitë dhe kishat mund të mbushet gjysma e kapacitetit të objektit.Lehtësimi I masave është pjesë e planit të Qeverisë që gradualisht të hapet ekonomia.

“Do të mund ta siguroni dritën e juaj jeshile dhe të shkoni në salla sportive,ahengje, dhe ngjatrje të tjera të kulturës.Drita jeshile gradualish po e hapë shtetin” – tha Benjamin Netanjahu.

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të kthehen në mësim me prezencë fizike në qytetet ku përqindja e infektimit është nën kontroll.Nga muaji I ardhëshëm në shkollë do të kthehen edhe nxënësit e tjerë.Deri më tani Izrali ka regjistruar mbi 740 mijë raste me Covid 19 dhe 5500 viktima. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)